Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ambasada Jugosllave në Tiranë përjeton protestat e para pas sulmeve të vazhdueshme që serbët kanë ushtruar ndaj popullsisë civile të pafajshme kosovare. Një grup qytetarësh sëbashku me disa shoqata me në krye shoqatën “Kosova”, janë mbledhur përpara ambasadës dhe kanë hedhur parrulla kundër parimeve Miloshoviçiane dhe pro atyre të Natos.
Pak pas mbledhjes së tyre është gjendur e pranishme policia me përforcimet e saj. Nga protestuesit është kërkuar mbyllja e ambasadës tonë në Beograd dhe njëkohësisht nga qeveria është kërkuar mbyllja e asaj serbe në Tiranë, e cila është quajtur si një ambasadë e një vendi pushtues.
Millosheviçi në Hagë, gjaku i Kosovës kërkon shpagim, vdekje barëbarëve dhe prej Natos ata kanë kërkuar liri të vëllezërve të tyre kosovarë. Këto ishin parrullat e hedhura sot të cilat do të përsëriten sërisht nesër përpara ambasadës Jugosllave./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti