Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Socialiste ka nxjerrë në pah jo vetëm problemin e gazetës “Zëri i Popullit” dhe dështimin e radhës të kryetarit Nano por dhe problemin e buxhetit të partisë për vitin ’99 dhe buxhetin për vitin 2000. Kështu anëtar të kryesisë janë ndalur në këtë pikë ku kanë shfaqur shqetësimin e tyre të kahershëm për mos pagimin e kuotave të anëtarëve në bazë.
Por shqetësimi është ngjitur më lartë. Gjatë vitit që shkoi ka patur dhe deputetë që nuk kanë paguar kuotat e partisë, pasi janë justufikuar me mënyrën vullnetare të dorëzimit të tyre.
Por me rregulloren e re të grupit parlamentar të PS e cila ka filluar të funksionoj këtë vit tashmë deputetët socialist do të jenë të detyruar të paguajn çdo muaj 5 mijë lekë të vjetra.
Sipas informacionit të mbrritur dje në kryesi të gjithë deputetët i kanë shlyer detyrimet partiake gjatë këtyre tre muajve. Ndërsa rrethet më problematike në pagimin e kuotave shfaqen Tirana, Tropoja, Gjirokastra dhe Berati./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari