Paris Saint Germain duket se është i pathyeshëm në këtë sezon në kampionatin francez.
Metz nuk rezistoi më shumë se një pjesë loje përballë sulmit të jashtëzakonshëm të parizienëve duke e humbur takimin me rezultatin 5 – 1. Cravani, Mpappe dhe Neymar ishin të papërmbajtshëm në sfidën e mbëmshme.
Mbappe debutoi me gol në këtë sfidë, duke shfrytëzuar një top të larguar keq nga Ivan Balliu, i cili mori notë të ulët nga gazeta “L’Equipe”. Futbollisti i Kombëtares e vuajti shumë administrimin e ndeshjes në momentin kur mbrotja e Metz qëndronte lart.
Kjo nuk i heq meritën lojtarëve të Paris Saint Germain, të cilët shfrytëzuan epërsinë numerike pasi Ekotto doli me karton të kuq nga fusha duke lënë Metz me 10 futbollistë.
Tv Klan