“Pushteti, Magjia, Makthet dhe fundi i tij” është libri i ri me të cilin Blendi Fevziu vjen te lexuesi.

Shkrimin e tij e nisi 27 vite më parë kur ishte ende student i letërsisë, si një histori e shkurtër mbi pushtetin në Perandorinë Osmane.

Do t’i rikthehej pas thuajse dy dekadash, kur kishte vizatuar një portret më të qartë mbi raportin midis individit dhe pushtetit, për ta mbyllur procesin e të shkruarit në vjeshtën e këtij viti. 

Ngjarjet zhvillohen në Turqinë e para 100 viteve, në ish Perandorinë Osmane e cila po humb shkëlqimin e saj. Personazhi kryesor mbi të cilin ndërtohet e gjithë fabula është Veziri i Madh, një kryeministër i cili syrgjynos gjithçka për të qenë i pushtetshëm.

Ngjarjet me protagonistët e tyre janë universale, ndryshon konteksti historik, kostumi qe u vesh autori, forma por jo përmbajtja.

Rrëfimin për të gjithë ata që besojnë se janë të pavdekshëm, për të gjithë ata që janë të tunduar nga fuqia, nga nesër vjen në Panairin e Librit./ TV KLAN