Përbërësit:
2 qepë
1 domate
1 spec i kuq
1 karrotë e grirë
2 vezë
1 filxhan kafeje me qumësht
majdanoz dhe miell
vaj
Përgatitja:
Grijmë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një enë. I shtojmë vezët dhe qumështin dhe i përziejmë. Më pas hedhim miellin dhe i përziejmë sërish.
Marrim pjesë të vogla dhe u japim formë vezake me duar. Në një tigan vendosim vajin dhe skuqim qoftet. Marrim një enë dhe vendosim kartopeceta. Pasi i skuqim qoftet i vendosim në këtë enë, në mënyrë që t’u përthithet vaji. Mund t’i shoqërojmë me salca të ndryshme. Ju bëftë mirë!/
tvklan.al