Në vazhdën e takimeve me rrjetin e vullnetarëve mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama është ndalur në qytetin e Lushnjës. Në këtë takim Rama vuri theksin tek domosdoshmëria e ndarjes nga politika e mllefit të 18 viteve, duke marrë si shembull Kongresin e Lushnjës, ngjarjeve që shënoi një kthesë në historinë e vendit.
Edi Rama: “Kongresi i Lushnjes krijoi konceptin shtet shqiptar dhe shënoi një kthesë historike duke vënë piketat e para për një lloj të ri shteti që ishte shprehje e ëndrrës së shqiptarëve për t’’u ndarë nga e kaluara e stërzgjatur e për tu rreshtuar në anën e qytetërimit perëndimor. Jo vetëm si aspiratë kombëtare, por edhe si organizim shtetëror.”
Duke mbetur tek kjo ngjarje Rama u bëri thirrje të rinjve lushnjarë që të ndëshkojnë me votë politikën e së shkuarës, në mënyrë që t’i japin vendit një të ardhme evropiane.
Edi Rama: “Ç’a do bëjnë lushnjarët në 28 qershor 2009? Të bashkuar përtej kufijve të vjetër të partive dhe përtej ndasive të vjetra mes tyre, lushnjarët në 28 qershor 2009 do t’i hapin Lushnjes dhe gjithë atdheut tonë rrugën e Shqipërisë si gjithë Evropa.”
Do ta fitojmë betejën e 28 qershorit jo për të ndërruar një qeveri me një tjetër por për të ndryshuar mendësinë e qeverisjes nga një shërbim në interes të politikanëve në një detyrë në interes të qytetarëve tha Rama./tvklan.al