Kryeministri Edi Rama shpërndau pamje nga rruga e rikonstruktuar e Ersekë – Leskovik.
Kreu i qeverisë thotë se ky aks ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë.
Punimet për këtë aks u financuan përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BERZH.
Rruga është e gjatë 42.6 kilometra ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës.
Synimi është lehtësimi i lëvizjes drejt juglindjes dhe pikave turistike në zonë.
Tv Klan