Gjatë konferencës ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” kryeministri Rama tha se në luftën ndaj pastrimit të parave vendi ynë ka lënë pas Gjermaninë.

Edi Rama: Në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm të bëhet, por as të duam që të bëhemi si gjermanët, që meqë ra fjala i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit në pastrimin e parave dhe këtë nuk e them unë se ndryshe nuk do isha normal por këtë e thotë Indeksi i Bazelit.

Në mesin e mandatit të kartërt Shqiperia do të jetë vendi i parë që do të realizojë prokurime publike me modelin e Inteligjencës Artificiale.

Edi Rama: Me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtojmë unë besoj që në mandatin tonë të katërt, rreth mesit të mandatit ne do të jemi vendi i parë që do të realizojmë prokurime me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti dhe transparence që është i pa konkurrueshëm dot nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh që e bën këtë punë nga fillimi deri në fund.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se Shqipëria po ecën shpejt në transformimin digjital dhe se mbi 1300 shërbime ofron përmes e-Albania.

Blendi Gonxhja: Duke parë përpara ambicia jonë është shumë më e madhe se dixhitalizimi i shërbimeve. Në Shqipëri kjo është një ambicie për Shqipërinë 2.0 që u përmend, një vizon i një vendi europian të përparuar.

Klan News