Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin që Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë tashmë do të ketë një ndërtesë të re.

Në një postim në rrjetet sociale Kryeministri teksa publikon pamjet, bën të ditur se në godinën e re do të ketë hapësirë për të mikpritur 400 spektatorë ku do të ketë hapësira të reja të dedikuara jo vetëm për fëmijët.

Rama bën të ditur se kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit ku parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë, me një skenë të hapur drejt Parkut të Madh të Tiranës.

“Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re, me sipërfaqe 6,500 m², për të mikpritur 400 spektatorë me hapësira të reja të dedikuara jo vetëm për fëmijët. Kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit ku parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë, me një skenë të hapur drejt Parkut të Madh të Tiranës”, shkruan Rama.

/tvklan.al