Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara në Nju Jork gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Rama shprehet se kjo ishte një vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Rama iu adresua Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku ndër të tjera, kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga vendet që akoma nuk e kanë njohur.
Gjithashtu mbajti një fjalim në ditën e dytë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me temë “Samiti për të Ardhmen”.
Tv Klan