Nedim Bajrami është blerja e re e skuadrës së Glasgow Rangers.
Mesfushori i kombëtare shqiptare të futbollit ka firmosur me skuadrën e njohur skoceze, që ka paguar për kartonin e tij te Sasuolo 4 mln euro.
Nga Serie A ai do të vazhdojë karrierën në Premiershipin skocez.
Lojtari 25 vjeçar është blerja e 11 për ekipin skocez në këtë merkato vere. Ai i bashkohet ekipit të trajnerit Filip Klement.
Bajrami bëri historinë në kampionatin europian Gjermani 2024, duke shënuar golin më të shpejtë të kompeticionit, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.
Për faqen zyrtare të Rangers, lojtari kuqezi tregoi emocionet për klubin e ri.
“Jam i lumtur që i bashkohem një klubi i përmasave të Rangers. Ata janë të njohur në mbarë botën, e kanë fituar shumë trofe e kanë arritur në një fonale evropiane në vitet e fundit. Kam biseduar disa herë me trajnerin dhe mendoj se kalimi te Rangers është lëvizja e duhur për mua në këtë pikë të karrierës sime. Mezi sa pres që të takoj të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët e ekipit”.
Për trajnerin Klement, blerja e lojtarit kuqezi ka rëndësi. Ai tregoi se kkubi e ndiqte prej disa kohësh dhe i gëzohet finalizimit të kalimit.
Në klub vlerësohet eksperienca e Bajramit, ndërsa skuadra po bëhet gati për sfidat e reja.
Klan News