Real Madrid pësoi një humbje të papritur nga CSKA-ja e Moskës në sfidën e javës së dytë të Ligës së Kampionëve. Ekipi spanjoll u mund me rezultatin 1 – 0 me golin e pësuar që në minutën e dytë, pas një topi të kthyer gabim nga Toni Kross.

Përpjekjet e madrilenëve nuk sollën ndryshim të rezultatit ndonëse sulmi tronditi tre herë shtyllat e portës kundërshtare.

Nuk ia doli as Manchester United që u ndal në barazim pa gola me Valencian.  Takimi në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 0 – 0. Nga kjo situatë përfitoi Juventus që me suksesin 3 – 0 ndaj Young Boys është me pikë të plota. Dybala ishte protagonisti si autor i të 3 golave.

Bayern Munchen nuk shkoi me shumë se një barazim 1 – 1 me Ajax. Ekipi gjerman nuk dha rezultat dhe në kupat e Europës. Manchester City fitoi me përmbysje 2 – 1 takimin në fushën e Hoffenheim. Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte triumfi 5 – 0 i Roma në sfidën me Viktoria Plzen. Dzeko realizoi 3 gola në këtë sfidë. Benfica mundi me rezultatin 3 – 2 AEK në Athinë, ndërsa Lyon – Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim 2 – 2.

Tv Klan