Bashkia e Tiranës ka përcaktuar prioritetet e punës së saj mbi bazë të kërkesave të komunitetit. Kështu është shprehur kreu i bashkisë Edi Rama gjatë inaugurimit të përfundimit të punimeve të segmentit rrugor që lidh rrugët “Jordan Misja” dhe “Siri Kodra” si dhe rrugët dytësore të këtij segmenti që çon në komunën e Paskuqanit.
Edi Rama: “Këto vepra janë produkt i hartimit të buxhetit së bashku me komunitetet. Një eksperiencë e shkëlqyer e vitit të shkuar të cilën ne do ta ripërsërisim këtë vit dhe përmes së cilës kemi mbërritur të identifikojmë prioritetet kryesore të bashkisë, bazuar në prioritetet kryesore të komuniteteve.”
Sipas bashkisë së Tiranës rikonstruktimi i segmenteve rrugore me fondet e saj janë në bazë të gjitha parametrave. Pasi është rehabilituar rrejti i ujësjellësit, ujërat e bardha si dhe është realizuar ndriçimi rrugor me shtylla metalike./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami