Partizani do të rinisë kampionatin me sfidën direkte me Skënderbeun edhe pse në renditje janë larg me pikë dhe me pozicione. Të kuqtë e dinë se nuk do të jetë e lehtë.
Skënder Gega, trajner i Partizanit:
Të dyja rezultatet janë të pranueshme. Është sfidë direkte. Do ishim komod nëse marrim tre pikët.
Korçarët në fushën e tyre janë gati të rikthehen në shina pas 4 humbjeve radhazi me të cilat mbyllën vitin që shkoi.
Orges Shehi, trajner i Skënderbeut:
Është e kotë të flasim për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, për faktin se kishim disa rezultate negative.
Skënderbeu – Partizani është takimi që do të hapë fazën e tretë të Kampionatit.
Tv Klan