Policia Rrugore ka vendosur 19,948 gjoba gjatë javës që lamë pas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, të tilla si shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, të drejtimit të automjetit në efektin e alkoolit, parkime të gabuara dhe mospërdorim të kaskës mbrojtëse nga ana e drejtuesve të motomjeteve etj.
Gjithashtu, janë pezulluar 162 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, si dhe janë arrestuar 42 shoferë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
/tvklan.al