Sëmundja e kancerit po prek çdo ditë e më shumë gratë në vendin tonë. Ulja e numrit të vdekjeve nga kanceri mund të arritjet vetëm nëpërmjet kapjes në kohë të sëmundjes. Por prej disa kohësh filmat e mamografive në 4 qytete të vendit janë drejt fundit.
Bardh Spahia: “Ditët e fundit kemi pasur pak probleme me rezervat e materialeve të konsumit për aparaturat e mamografëve, kjo për arsye të ndryshimeve që ka pasur në ligjin për doganat.”
Ndërkaq në një seminar të zhvilluar në Hotel Tirana, zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaji, u shpreh se kanceri është problemi numër 2 i mjekësisë. Ndaj duhet punuar për të ulur sa më shumë numrin e vdekjeve nga kjo sëmundje. Lidhur me këtë mjekët onkologë shqiptarë do të bashkëpunojnë me onkologë të specializuar francezë.
Onkologu francez Savir Pivot, u shpreh se çdo gjë duhet filluar nga depistimi. Në Francë kjo gjë është e detyrueshme për të gjitha gratë mbi 50 vjeç. Ndërsa synimi i institutit kombëtar të kancerit në Paris, synon të ulë me 20% numrin e vdekjeve nga kanceri./tvklan.alGazetare: Brunilda Cami