Rrufeja ‘godet ‘ Shtëpinë e Bardhë
Një rrufe e fuqishme ka goditur një park të vogël përballë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë të plagosur 4 persona.Të plagosurit janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dy burra dhe dy gra ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë stuhisë së dhunshme kur u goditën.
Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që dhanë ndihmën e parë për të plagosurit.
Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës që ishin në vendngjarje.Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.
Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë. Parku mbushet shpesh me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.
Klan News