NATO do të fillojë stërvitjen e saj bërthamore të hënën. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte pas deklaratave të presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore  .

Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Ne do të kemi më shumë se 60 avionë të përfshirë në seancat stërvitore. Në një botë të pasigurt, është jetike që ne të testojmë mbrojtjen tonë dhe ta forcojmë atë për të treguar se NATO është gati dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi.

 E gjithë stërvitja do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikë dhe Holandë. Avionët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 do te jene pjesë e stërvitjes Steadfast Noon.

I pyetur për armët me rreze të gjatë që Ukraina ka kërkuar të përdoren për të goditur objektiva brenda territorit rus, Rutte tha se u takon aleatëve.

Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: I takon aleatëve të vendosin se si mund të përdoren armët që do të dërgojnë në Ukrainë. Ligjërisht, kjo është e mundur sepse Ukraina lejohet të përdorë armët e saj për të goditur objektivat në Rusi, nëse mund të ketë ndonjë kërcënim për Ukrainën”.

Sipas zyrtareve nga aleanca ushtarake stërvitja do të zgjasë dy javë.

Klan News