Ne çeljen e Konferencës se Nëntë te Shoqatës se Ujësjellës-Kanalizimeve, kryeministri Sali Berisha ka garantuar se gjate këtij mandate katërvjeçar do te shumëfishohen financimet e qeverise për sistemin e ujësjellësve dhe kanalizimeve si ne zonat urbane dhe ato rurale.
Sipas kreut të ekzekutivit ne këtë mënyrë do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, një perspektive kjo e transformimit te këtij sektori jetik.
Sali Berisha: “Jemi zotuar të përfundojmë mbi 14 impiante të kanalizimit të ujërave të zeza. Këto katër vite financimet e qeverisë do të shumëfishohen në të gjitha fushat, por një filozofi e re e finalizimit të shoqërive të ujësjellësve do të zbatohet në bashkëpunim me institucionet serioze ndërkombëtare si Bankat Botërore dhe të tjera me investime dhe subvencionime të mëdha drejt vlerave të tregut me kushtin më themelor që askush mos të ketë vështirësi në përballimin e faturës së saj çka nënkupton një ndërhyrje të fortë buxhetore për të gjitha shtresat dhe familjet në nevojë për të kaluar në një stad të ri menaxhimi të ujit. Edhe në përdorimin më racional të tij për vaditjen në mbarë vendin.”
Kryeministri u njoh nga afër me disa nga projektet e shoqatës se ujësjellës-kanalizimeve te prezantuara ne një ekspozite.
Për te tretin vit është vene ne jete edhe programi i edukimit te fëmijëve te shkollave fillore ne te gjithë vendin, i evidentuar edhe përmes vizatimeve nen moton “Uji nëpërmjet syve te fëmijëve”, 12 prej te cilëve morën edhe një certifikate, dorëzuar nga kryeministri Berisha./tvklan.al