Lajme Arkiva 2003
Afër 1200 persona kanë hyrë në kufijtë deri më sot duke deklaruar qëllime turistike ndërkohë që fluksi ka qenë në rënie në krahasim me një ditë më parë. Deri më tani kanë pushuar në të gjitha pikat turistike të vendit afro gjysma e turistëve të deklaruar gjatë vitit të kaluar.
Pavarësisht se gushti është piku i sezonit turistik fluksi i turistëve nuk do të mund të kapërcejë rekordin e vjetshëm. Zyrtarët thonë se gushti do të shënojë numrin më të lartë të turistëve.
“Vetëm gjatë muajit Korrik ky numër ka shkuar në shifrën 80 mijë vetë dhe kjo është një shifër e sapo marrë nga Ministria e Rendit. Vetëm për turistë flas. 60 mijë vetë që ishin 6 mujorin e parë, tani kam përshtypjen se ka arritur 140-150”.
Pikat kufitare kanë qenë problematike në lehtësimin e pritjes së turistëve. Ministria e Rregullim Territorit dhe turizmit në mbledhjen e sotme të grupit të punës për turizmin akuzoi sidomos portin e Durrësit për ngadalësi. Në këtë port ka ankesa të gjatë për pritjen e turistëve.
Problematike sipas zyrtarëve të turizmit paraqiten në ankesat bazë të turistëve edhe aksi rrugor që lidh Shqipërinë me Kosovën. Turistët kosovarë zënë afro gjysmën e numrit total të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri.
Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga viti i kaluar i turizmit kanë arritur afro 480 milionë dollarë fluks të ardhurash nga shërbimet duke shënuar një nga të paktat zëra pozitivë për ekonominë shqiptare./tvklan.al