Uashingtoni alarmin se Irani po përgatit hakmarrjen kundër amerikanëve dhe izraelitëve, për goditjen që Izraeli i bëri ambasadës iraniane në Damask. Në sulmin e të hënës u vranë 7 ushtarakë iranianë, përfshirë edhe komandantin rajonal të njësive të Gardës Revolucionare Iraniane.
Zyrtarët amerikanë thanë për mediat ndërkombëtare se sulmi mund të ndodhë që javën e ardhshme, ndaj dhe Shtetet e Bashkuara thanë se janë në gjendje gatishmerie të lartë për të parandaluar sulme, për rrezikun ndaj të cilave kanë informuar edhe Izraelin.
Zëvendës-drejtuesi i stafit për çështjet politike të presidentit iranian Mohamed Xhamshidi, në një mesazh në rrjetin X, tha se Teherani e ka paralajmëurar Uashingtonin të qëndrojnë larg kurtheve të Izraelit, që të mos dëmtohet. Por përgjigjia sipas tij, ishte që Irani të mos godasw objektivat amerikane.
Njësitë speciale të Gardës Revolucionare Iraniane janë mbështetësit kryesorë të Hamasit. Ata trajnojnë edhe militantët për të kryer sulme ndaj Izraelit, ndër të cilët edhe ai më i madhi i 7 Tetorit, 6-mujori i të cilit përkujtohet të Dielën. Lufta izraelite në Gaza i ka marrë jetën deri më tani, mbi 32 mijë palestinezëve, shumica civilë.
Tv Klan