Një minator ka mbetur i plagosur rëndë këtë të martë, pas shembjes së gurëve në një galeri kromi në Krastë të Martaneshit.
Avni Hepi mësohet se ka pësuar fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, por pritet që të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore./tvklan.al