Disa të burgosur janë përfshirë në një sherr masiv në burgun e Avlonas në Greqi. Sipas mediave greke, në sherr u përfshinë të burgosurit shqiptarë, grekë dhe afganë.
Rreth 10 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet. Tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe u dërguan në spital për trajtim më të specializuar. Nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve shqiptarë. Incidenti ndodhi në katin e parë të burgut.
Shkaqet janë të paqarta, ndërsa autoritetet e sigurisë së brendshme kanë nisur një hetim. Pas ndërhyrjes së gardianëve, situata u normalizua. /tvklan.al