Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e kësaj të marte me Ukrainën, në ndeshjen e fundit për grupet e Ligës së Kombeve.

Në prag të këtij takimi, trajneri Silvinjo ka dërguar katër lojtarë në tribunë. Bëhet fjalë për Adrian Bajrami, Andi Hadroj, Feta Fetai dhe Simon Simoni.

UEFA nuk lejon më shumë se 23 lojtarë në listë për një ndeshje dhe për këtë arsye, trajneri Silvinjo është detyruar të lërë jashtë katër futbollistë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës, do të luhet duke nisur nga ora 20:45, ndërsa transmetohet në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al