Shqipëria reagoi në ndeshjen e fundit të vitit, të paktën me rezultat. Kombëtarja mundi Uellsin me rezultatin 1 – 0 në miqësoren e luajtur mbrëmjen së martës në Elbasan. Skuadra e Ryan Giggis humbi edhe pse rrezikoi disa herë portën tonë. Christian Panucci ndryshoi thuajse gjysmën e titullarëve të sfidës me Skocinë dhe u përpoq të mendonte më shumë për mbrojtjen. Uellsi e nisi sfidën në sulm duke krijuar vazhdimisht rrezik në zonën e kuqezinjve.

Përpjekjet e lojtarëve shqiptarë nuk arritën të vendosnin në vështirësi mbrojtjen uellsiane. Në disa raste ndërhyrjet e Ismajlit apo Berishës shmangën golat. Pas pushimit Shqipëria u shfaq më e guximshme edhe pse vuante ende nga presioni i kundërshtarit. Kombëtarja arriti të festonte pas thuajse 1 ore lojë. Penalltia e fituar nga Xhaka u kthye në gol nga Balaj.

Giggs aktivizoi menjëherë Bale, por ai nuk ktheu dot situatën në favorin e Uellsit. Uzuni ishte ai që pati mundësi për të thelluar avantazhin e Shqipërisë, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan. Një mbyllje e vitit me fitore, por që nuk justifikon dështimin në Ligën e Kombeve. Drejtuesit e Federatës Shqiptare e Futbollit tani duhet bëjnë bilancin për punën e Christian Panucci, nëse do të vazhdohet me të në kualifikueset e Euro 2020.

Tv Klan