Jo vetëm të huajt, por edhe më shumë shqiptarë i kanë vizituar atraksionet turistike të vendit në 5 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e strukturave akomoduese tregojnë se nga janari deri në maj janë regjistruar rreth 252 mijë vizitorë shqiptarë në hotele dhe ambiente të ngjashme, 12.5% më shumë sesa për po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendenca ka qëndruar pozitive muaj pas muaji, në maj është shënuar po ashtu një rritje me gati 13% më shumë vizitorë sesa në majin e vitit 2023.
Zonat më të frekuentuara për muajin e pestë të vitit rezulton se janë qendra dhe jugu i vendit.
Por ndërsa numri i vizitorëve është rritur, ka një rënie të netëqëndrimeve nga rezidentët me 2%. Rënia më e madhe e netëqëndrimeve krahasuar me majin e vjetshëm vërehet në jug. Ndërsa më shumë netëqëndrime janë regjistruar në rajonin qendror të vendit.
Tv Klan