Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi më shumë se 43 vitesh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se afro 26 përqind e tyre janë ndërtuar para vitit 1981.

Grupi më i madh i banesave ose 38 përqind i përkasin periudhës së ndërtimit nga viti 1981 deri në vitin 2000, ndërkohë që 37 për qind të totalit janë ndërtime të pas viteve 2001.

E thënë ndryshe 196 mijë banesa janë ndërtuar përpara vitit 1981.

284 mijë banesa janë ndërtuar nga periudha 1981 deri në vitin 2000, ndërsa 276 mijë kanë një vjetërsi deri në 20-vjeçare.

Në total 64 % e banesave në vendin tonë kanë një vjetërsi të madhe ndërtimi e cila përkthehet në kosto mirëmbajtje për banorët.  

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se në Shqipëri janë afro 1 mln e 83 mijë banesa, ku 47% janë banesa individuale dhe 40 % janë pallate.

Nga totali banesa, 726 mijë janë të banuara dhe pjesa tjetër prej 356 mijë janë pa banorë.

Tirana, e cila mban edhe 1/3 e popullsisë, numëron 236 mijë banesa të banuara, ku dominojnë pallatet në krahasim me shtëpitë individuale. 54 % janë pallate dhe 39 % janë shtëpi individuale.

Tv Klan