Vijon ende kërkimi për 2 nga 3 shqiptarët e arratisur nga Drejtoria e Paraburgimit në Athinë.

Njëri prej tyre, 35-vjeçari me iniciale B.K., u kap nga policia vetëm pak orë pas arratisjes spektakolare nga kati i dytë i kësaj qendre paraburgimi. Një arratisje e denjë për skenarët e filmave aksion, shkruan e përditshmja greke Protothema.

Mediat greke publikuan fotot e tre të arratisurve. Dy shqiptarët e tjerë janë M.F dhe Z.A, 38 dhe 27 vjeç. Shqiptarët e akuzuar për trafik droge dhe vrasje ishin në pritje të vendimit të gjykatës.

 

Policia greke ka zgjeruar rrezen e kërkimeve edhe jashtë Athinës, pasi koha e kaluar u ka lejuar shqiptarëve të arratisur të veprojnë sipas planeve. Autoritetet në vendin fqinj nuk përjashtojnë mundësinë e ndihmës nga jashtë.

Në tentativë për t’u arratisur ishte edhe një gjeorgjian, i cili u kap në momentin e fundit nga rojet e sigurisë.

Tv Klan