Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me organizatat e shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim morrën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato gjatë fjalës së tij i bëri thirrje Parlamentit që të sigurojë një nivel më të lartë transparence. Gonzato u shpreh që të bëhet e mundur që qytetarët të ushtrojnë kontroll mbi veprimet e qeverisë.

Silvio Gonzato, ambasador i BE: Është e rëndësishme që mekanizmat që ngrihen të jenë asnjëanëse politikisht dhe kjo është një nga kushtet e rëndësishme për anëtarësimin në BE. OSHC-të dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe duhet t’ju jepet hapësira e nevojshme për të kontribuar në mënyrë kuptimplotë në diskutime që zëri i qytetarëve të merret parasysh. Duhet që të kenë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre të monitorimit të kontrollit të veprimeve të qeverisë.

Ky parlament ka marrë disa angazhime të rëndësishme duke siguruar një qasje më të lehtë për OSHC-të për dokumentacion përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar dhe ngritjen e një sistemi legjislacioni që të mund ta bëjë rritjen e kontributit të OSHC-ve në punën e komisioneve parlamentare, përmirësimi i platformës, gjithashtu ka edhe një sërë angazhimesh për të krijuar edhe një mjedis mundësues duke përfshirë edhe përmirësimin në kuadrin rregullator. Dua t’i bëj thirrje Parlamentit që të zbatojë tashmë angazhimin e vet që të përfshijë sa më shumë OSHC në punën e vetë. Ka një mundësi aktualisht për ta bërë këtë sa i takon dy komisioneve që merren me çështjet shoqërore.

Sa i takon bisedimeve për anëtarësim qeveria dhe Parlamenti duhet që të sigurojnë një nivel më të lartë transparence për të lejuar OSHC dhe publikun e gjerë që të mund të kontribuojnë për debatin në mënyrë kuptimplotë.  Personalisht do të vazhdoj të angazhohem për të krijuar më shumë mundësi për dialog dhe shkëmbim mes organizatave të shoqërisë civile dhe delegacionit të BE në Tiranë. Javën e ardhme do të mbaj takimin me shoqërinë civile për të prezantuar gjetjet e raportit të vendit për 2024.

/tvklan.al