Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot në mbrëmje në orën 19 në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, skuadra jonë kombëtare do të luaj takimin e fundit në grup për Euro 2000. Përball do të jetë skuadra e Gjerorgjisë, e cila në fillim konsiderohej si favorite kryesor i grupit dhe tani në përfundim të ndeshjeve i duhet të luftoj për ti shpëtuar vendit të fundit.

Takimi i parë i zhvilluar në Gjeorgji para një viti është fituar nga skuadra vendase 1-0. Për këtë takim sipas bisedës të zhvilluar me trajnerin Astrit Hafizi, formacioni do të ktë disa ndryshime. Për shkak të kartonave nuk luajn Bellaji, Haxhi ndërsa Strakosha është i dëmtuar më dorë. Skuadra shpreson të arrijë një rezultat pozitiv në këtë takim të fundit në grup, që do ta çonte dhe në realizimin e objektivit tonë vazhdon Hafizi.

Me barazim 0-0 arritur dje pasdite në stadiumin “Selman Stermasi” me Gjeorgjinë, skuadra jonë Shpresa nuk ka arritur ti shpëtoj vendit të fundit të renditjes./tvklan.al