Lajme Arkiva 2003

Shqipëria njihet si një destinacion turistik në bregdetin Mesdhe dhe ka një pozicion konkurrues në bregun ndërkombëtar të turizmit, por pak është menduar për një strategji turistike që mbron vendet e rralla dhe rrit përqindjen e të ardhurave nga ushtrimi i biznesit në këto vende.

90% e zë biznesi i turizmit. Ka pak eko turizëm që konsiderohet si elementi më i rëndësishëm. Ministria e Rregullim Territorit dhe Turizmit në bashkëpunim me shoqatën gjermane GTZ që e ka financuar kanë hartuar strategjinë e parë të zhvillimit turistik në vend.

Besnik Dervishi: Ministria e Rregullim Territorit dhe Turizmit i je shumë rëndësi tërheqjes së mendimit të gjithë aktorëve të interesuar në fushën e zhvillimit të turizmit. Ne jemi të hapur të diskutojmë dhe të studiojmë me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, sepse kështu do të bëhet e mundur që në strategjinë që do të miratojmë të pasqyrohen eksperiencat dhe shqetësimet tuaja.

Strategjia 10-vjeçare synon që aktivitetet e turizmit nga vizitorët vendas dhe të huaj deri në vitin 2012 do të jenë rritur. Sipas studimeve deri atëherë ne do të kemi 1.2 milion mbërritje, 6.2 milion netë fjetjeje, 420 milion dollarë  të ardhura nga turizmi si dhe do të hapen 100 mijë vende të reja pune ku 15% janë të ardhurat e turizmit ndërkombëtar.

Rritja do të jetë e ngadaltë, Sipas specialistëve Shqipëria duhet të rrisë numrin e të huajve që vijnë për argëtim apo edhe zbavitje në Shqipëri. Sipas specialisteve në vitin 2002 ka patur shumë pak vizitorë, njëkohësisht kjo mendohet edhe për vitin 2003.

Nga këndvështrimi i klientit Shqipëria njihet si vendi me paketa e çmime mjaft të leverdishme./tvklan.al