Një 41-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë pas një sherri mes disa të burgosurve në burgun e Domokos në Greqi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, sipas shtypit grek.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u përlesh me një 32-vjeçar sirian dhe një 30-vjeçar algjerian.
Sipas informacioneve, 32-vjeçari sirian kishte përdorur një thikë. Nga përleshja, shqiptari pësoi dëmtim në kokë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
Pas sherrit, gardianët bënë kontroll në qelitë e të dënuarve në sektorin ku ndodhi përleshja dhe aty gjetën një thikë metalike dhe një thikë të improvizuar.
/tvklan.al