Përbërësit:

2 peshq të mëdhenj ose 6 kokë peshqish

2 patate

1 kokërr qepë

3 karrota

1 lugë miell

5 lugë vaj ulliri

limon ose uthull

kripë

piper i zi

gjethe dafine

Përgatitja:

Grijme qepët, karrotat dhe patatet. Në një tenxhere të thellë vendosim peshqit, një litër ujë, qepët, karrotat e patatet. Shtojmë kripën, piperin e zi dhe gjethen e dafinës dhe i lemë të ziejnë për rreth 20 minuta. Nëse kemi përdorur peshqit e plotë, i nxjerrim nga tenxherja dhe i pastrojmë nga halat. Kullojmë lëngun me një kullesë, ndërsa perimet i fusim në mikser dhe më pas i bashkojmë me lëngun. Skuqim në një tigan miellin me vaj ulliri, i shtojmë lëngun dhe i përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza. Në tenxhere hedhim lëngun dhe peshkun dhe e lemë të ziejë për rreth 10 minuta. I shtojmë limon ose uthull dhe e përziejmë disa herë në mënyrë që të jetë në masën e dëshiruar. E heqim tenxherin nga zjarri dhe e servirim supën nëpër pjata, duke i shtuar sipër erëza sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

/tvklan.al