Kombëtarja shqiptare është gati për të bërë debutimin për herë të dytë në një kampionat Europian.
Një mision që nis në malore pasi do të masë forcat me Italinë që në Euro2024 vjen nën petkun e kampionëve të Europës.
Trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho shprehet se janë të motivuar dhe të gatshëm për të bërë mirë në këtë kompeticion.
Sylvinho, trajneri i Kombëtares: Jam shumë i gëzuar që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në Euro 2024. Kemi një grup të fortë, por kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. E di si nuk është e lehtë. Në fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është totalisht i gatshëm. Do të luftojmë për çdo pikë.
Pas lënies jashtë 8 vite më parë, tashmë Berat Gjimshiti do të shijojë Europianin e parë në karrierë, mbi të gjitha me shiritin e kapitenit në krah.
Berat Gjimshiti, futbollist i Kombëtares: Shumë nga ne që luajnë në Itali që kanë shumë kohë , i njohin lojtarët shumë mirë dhe besoj se e dimë kë kemi përballë, duhet të kemi respekt maksimal dhe besoj që sigurisht ka një ekip shumë të fortë.
Takimi mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në “Signal Iduna Park”, duke nisur nga ora 21:00 e kësaj të shtune dhe do të vij falas e ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
Klan News