Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa.

I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike.  E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.

Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve.

“Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse ai është i mitur. Sipas atyre që i kam bërë ka përdorur hashashin, metadonin. Ai është fëmijë dhe dikush nga më të rriturit ia jep. Ka shitur telefona, ka bërë në terren, që policia e di shumë mirë, ka bërë vjedhje. Unë nuk i njoh tamam personat që t’i identifikoj. Vetëm një grua, ajo nuk e pranon, por unë me atë e kam kapur djalin që e konsumon”, tha e ëma.

Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.

“Në të vërtetë është shumë i vështirë menaxhimi sa i përket nxënësit në fjalë”, tha drejtoresha.

“Është e nevojshme një fazë rehabilitetimi apo ai edhe të detoksifikohet, por është një fushë që i takon pjesës mjekësore, specialistëve atje. Unë e mendoj si një rast të vështirë dhe që ende nuk është gjetur një zgjidhje për të”, tha psikologia.

Mamaja e 12-vjeçarit është përballur edhe me Lirën, siç quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.

Prindi: Kur erdha unë, që ju pashë juve, çfarë po i jepte ajo gruaja X?

Fëmija dëshmitar: Drogë!

Prindi: Si e ka emrin ajo?

Fëmija dëshmitar: Lira!

Daja i fëmijës: Çfarë lloj droge pi?

Fëmija dëshmitar: Kokainë, bidon!

Prindi: Ti e pi?

Fëmija dëshmitar: Jo!

Prindi: Asnjëherë nuk e ke provuar?

Fëmija dëshmitar: Për ta provuar e kam provuar njëherë me X, që ia mori ajo..

Prindi: Ia mori ajo dhe ia dha X.

Fëmija dëshmitar: I thosha ore leje, leje, leje!

Prindi: E pivi X?

Fëmija dëshmitar: E pivi me, X vdes për drogë.

Prindi: Siç e gjeta unë poshtë te garazhi eee, me shishe?

Daja: Pse e kape me shishe ti me atë?

Fëmija dëshmitar: Po me e kapi duke pi bidon!

Momenti kur zonja është përballur me Lirën.

Prindi: Do përfundosh në burg!

E dyshuara: Shko me, më lër rehat ti!

Prindi: Mizerje, Ec ti, ec! Mizerje, që drogon fëmijët!

Me Komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12-vjeçarit bashkë me shokun e tij.

Gazetarja: Ku rrini ju?

Shoku: Ne dalim.

Gazetarja: Në ca vendi?

Shoku: Unë iki ditën në shpi, ai s’ikën fare.

Gazetarja: Sa vjeç je ti?

Shoku: 12!

Gazetarja: A shkon në shkollë?

Shoku: Jo!

Gazetarja: Pse?

Shoku: Nuk shkoj!

Gazetarja: Po prindërit i ke?

Shoku: Jo, më janë nda!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Ku ke qenë ti gjithë këto ditë? Pse nuk e njofton mamin? Pse ikën nga shtëpia?

X: A po pushon?

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Jo nuk po pushoj, sepse të gjithë, që jemi mbledhur këtu, jemi për ty, të ndihmuar ty, a e di, që është e rrezikshme, që një fëmijë i moshës tënde të rrijë në rrugë?

X: Ta pështyj në surrat, t’ia… robt..!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kjo është gjuhë e papërshtatshme.

X: Pështyva mos fol mo! Të q… robt!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu!

X: Ta futa nanji!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si je njohur me X?

Shoku: Më ka njoh një tjetër! Luçi.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kush e kishte Luçin shok, ti apo X?

Shoku: E ka pas edhe ky edhe unë.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Mosha juaj, apo është më i rritur?

Shoku: Mosha jonë.

X: Lëjeni çunin e huaj, të iki, lejeni! Ky erdhi për me nejt në shpi me mu, ju më sollët këtu, ju q…!

U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis”, por 12-vjeçari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, nga ku sërish u largua./tvklan.al