Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë.

Në këtë ceremoi, Presidentja e KE ka mbajtur një fjalë përshëndetëse gjatë së cilës deklaroi se në Europë po fryn një erë ndryshimesh që ka të bëjë me një ribashkim të Europës duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ursula von der Leyen theksoi se Shqipëria ka bërë përparime teksa Tirana po mirëpret Kolegjin e Europës.

Ursual von der Leyen: Dita e sotme është një fillim i ri për të gjithë ju, miq të rinj, qytet i ri. Kjo ceremoni është shumë më shumë se sa thjesht fillimi i një viti akademik sepse Kolegji i Europës është shumë më shumë se një universitet i thjeshtë. Kur kontinenti ynë ishte shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore një grup pionerësh ndërtuan një ide vizionare, pse të mos ndërtojmë një akademi për të krijuar udhëheqësit e ardhshëm të Europës, një brez të ri për një filim të ri. Kjo ishte një nga ata tullat e para të integrimit Europian. E gjitha filloi me një kolegj dhe pastaj pas 40 vitesh kur ra perdja e hekurt ishte vetë i madhi Zhartelor që morri hapin e duhur. Ai preu shiritin e kampusit në Poloni për të nxjerrë një bez të ri në Europën Lindore, por siç thuhet gjërave të mira t’ju hapim deren. Pas Bryzhit ja ku jemi tashmë në vendin e  tretë në kampusin e Tiranës.

Jemi në një moment historik për Europën dhe familja jonë po përgatitet për bashkimin e popujve mes Detit të Zi dhe Adriatikut. Negociatat kanë hyrë në një fazë të re. Ne hapëm grupkapitujt dhe mund të hapen të gjitha grupkapitujt deri në fund të vitit të ardhëshëm dhe kjo është fantastike. Pikërisht në këtë moment që qyteti i Tiranës i uron mirëseardhjen Kolegjit të Europës. Ju të dashur studentë jeni udhëheqësit e Europës së sotme dhe të nesërme, për një të ardhme që vendet e BP do të jenë më të drejta të plota. Por ka diçka të re kjo epokë ku po jetojmë sepse atëherë ndjesia që patëm ishte që bashkimi i kontinentit ishte i paevitueshëm sepse ishte një nga ata forcat e pandaluara që u quajt era e ndryshimit. A mund ta ndryshojë apo ta ndalojë kush këtë erë ndryshimesh. Sot kjo erë ndyshimesh po frynë këtu dhe në të gjithë kontinentin.

Por ka edhe erëra që fryjnë në drejtime të ndryshme. Rusia ka hyrë në Ukrainë për faktin që Ukraina synonte të hynte në BE. Këto forca punojnë gjithë kohës për të destabilizuar vende që zgjedhin Europën. Sa herë ka ecuri drejt pajtimit rajonal në BP janë ata që sjellin në vëmendje konflikte të vjetra. Ky është realiteti dhe me këtë duhet të përballet brezi i juaj. Unë besoj se duhet të jemi shumë më shumë proaktiv. Kjo është e vërteta themelore që duhet ta përdorim për çdo veprim. Brezi juaj dëshiron të bëjë hapa përpara.

Shumica prej jush keni lindur pas luftrave. Ju besoni fort te Europa dhe ju meritoni ta dini që edhe Europa beson tek ju. Ne besojmë se ju do të sillni energji te reja në familjen tonë. Ky rajon është shtëpia e kaq shumë talenti, të mirash, pasioni dhe po të doni prova thjesht shikoni këtë qytet. Tirana është e gjallë dhe nuk është çudi që tërheq mendje si ju. Qytet i lidhur me shumë qytete të tjera, është në fakt edhe parajsë për artistët, edhe me çfarë më kanë thënë edhe jeta e natës është shumë fantastike. Por vetëm mos rini shumë vonë nëse në mëngjes do të keni klasa.

Ballkani Perëndimor mund të japë kontributin e vetë për të ardhmen e BE dhe Bashkimi Europian mund të japë kontributin e vetë për të ardhmen e këtij rajoni. Ka ardhur koha që të ecim përpara me shpejtësi maksimale. Ky ka qenë synimi im që prej fillimit të mandatit tim. BE nuk është thjeshtë destinacioni i udhëtimeve tuaja, por ne jemi edhe bashkëudhëtarët tuaj. Kjo është logjika e Planit të Rritjes për BP.

Tashmë u bë një vit që nga momenti që ju njoftuam për një plan rritje. BP do të bëhet pjesë e zonës unike të pagesave në Euro. Kjo gjë jo vetëm që do të përshpejtojë rritjen ekonomike, por edhe popujt e BP do të fillojnë ta përjetojnë Bashkimin Europian në jetën e përditshme. Ju jo vetëm që do të mësoni për Europën, por ju do ta jetoni Europën dita ditës. Ky vit do të jetë vërtetë special dhe i veçantë. Më lejoni që t’ju uroj një vit super fantastik në Kolegjin e Europës në Tiranë dhe rroft Europa./tvklan.al