Kryeministri Ilir Meta dhe kryetari i Grupit Parlamentar socialist Arben Malaj kanë biseduar për rreth 45 minuta pa praninë e gazetarëve për mocionin e shkarkimit të 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Takimi Meta-Malaj ka shuar në një farë mënyre debatet mes mocionistëve dhe deputetëve socialistë.
Kjo është reflektuar më pas në mbledhjen e grupi të mazhorancës. Kryeministri Meta është shprehur se ka ardhur koha që shteti të veprojë ndaj segmenteve të caktuara të korruptuara të gjyqësorit shqiptar. Deputetët socialistë e kanë mbështur kalimin e mocionit në seancën plenare të së enjtes në Parlament. Madje ata e kanë cilësuar si të pakuptimta sharjet dhe fyerjet në adresë të ministrit të Drejtësisë Arben Imami./tvklan.al
Gazeta: Vladimir Lame