Përbërësit:

1 kg bamje

300 gr mish viçi tul

4 kokrra domate

1 qepë të madhe

2 karrota

2 thelpinj hurdhër

1 tufë me majdanozë

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

pak rigon

Përgatitja:

Lajmë bamjet dhe i thajmë me letër kuzhine. I presim bishtat dhe i vendosim bamjet në një tavë me pak vaj ulliri. I pjekim paraprakisht në furrën e nxehur në 180 gradë Celsius.  Bamjet mund t’i skuqim, por të pjekura kanë më tepër vlera ushqyese.

Domatet i çajmë në krye dhe i vendosim të ziejnë për 5 minuta. Grijmë imët qepën, hudhrën dhe karrotën dhe i përziejmë në një enë me pak vaj ulliri.

Presim tulin e mishit në copa të vogla dhe ia bashkojmë masës që përgatitëm, duke i përzier për disa minuta. I heqim lëkurën domateve, i shtypim për t’i bërë pure dhe i hedhim sëbashku me majdonizin, rigonin, piperin dhe kripën në enën me përbërësit e tjerë.

I përziejmë dhe më pas hedhim masën në tavën me bamje. Shtojmë 2 gota ujë ose lëng mishi dhe i përziejmë me kujdes, në mënyrë që të mos prishet forma e bamjeve.

Vendosim tavën në furrë me temperaturë 160 gradë Celsius dhe i lemë të gatuhen për 20 minuta.

Bamjet në furrë shërbehen të ngrohta. Ju bëftë mirë!/

tvklan.al