35 trupa të pajetë u gjetën në një resort turistik në Manila, në Filipine, pas sulmit që kreu një person i armatosur, i cili qëlloi në ajër dhe më pas u vuri zjarrin tavolinave të pokerit në kazinonë e resortit.

54 persona, turistë dhe personel i resortit u raportuan të plagosur.

Sipas policisë, nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, pasi asnjë nga viktimat nuk ka plagë me armë zjarri, por vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Të gjithë viktimat u gjetën brenda kazinosë së 

“Resort World Manila”

.

Pasi i ka vënë flakën tavolinave të pokerit, agresori ka marrë një sasi të madhe fisha pokeri, me vlerë mbi 2 milionë dollarë dhe u mbyll në një nga dhomat e hotelit ku i vuri zjarrin vetës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike janë ende të paqarta për autoritetet.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori duket të jetë një person i bardhë. Sipas dëshmitarëve ai fliste anglisht.

Policia dyshon se agresori ishte në gjendje jo të qëndrueshme emocionale.

Filimisht ngjarja u dyshua si sulm terrorist për shkak të luftimeve me grupe të ISIS në një pjesë të Filipineve.

Tv Klan