Një eksperte mjekësore bazuar në një studim tek të prekurit nga Covid-19 ka arritur në përfundimin se duhet të shmangen të gjitha marrëdhëniet intime mes partnerëve për 30 ditë, madje edhe puthjet, pasi dihet që virusi transmetohet përmes gojës.
Të gjithë pacientët e shëruar nga koronavirusi duhet të shmangin marrëdhëniet seksuale.
“Ata që besojnë se nuk e kanë virusin duhet të përdorin prezervativë gjatë seksit.”
Gjurmë të virusit janë gjetur në spermën e mjeshkujve që ishin pjesë e studimit (të zhvilluar në Kinë tek 40 pacientë gjatë periudhës Janar-Shkurt).
Sipas një artikulli nga britanikja Mirror, çiftet duhet të tregohen të kujdesshëm të mos ndajnë ushqimet dhe pijes me njëri-tjetrin pasi rrezikojnë të kalojnë virusin. /tvklan.al