Të dy ekipet tani do të mendojnë për Europa League
Teuta mundi Tiranën edhe në Superkupën e Shqipërisë pas suksesit të arritur në Kupë në fillim të muajit Gusht. Durrsakët triumfuan me rezultatin 2 – 1 në takimin e luajtur të hënën në Elbasan që u transmetua në Klan Plus. Heroi i takimit ishte Rubin Hebaj me 2 gola të realizuar.
“Pas fitores së Kupës së Shqipërisë edhe kjo ndaj Tiranës e kishim moralin lart. Jam shumë i lumtur që morëm dhe Superkupën dhe shënova golat”.
Si Tirana dhe Teuta janë ende në garë për kupat e Europës. Bardheblutë janë një hap larg grupeve të Europa League, pasi luajnë në Play Off dhe Emanuel Egbo ka besim se do ta arrijnë këtë objektiv.
“Minimumi për Ligën e Europës. Nëse çdo njeri beson dhe punon dhe jep 100%, realizohet çdo gjë”.
Teuta do të përballet në turin e dytë me Granada. Skuadra spanjolle ishte një kundërshtar që trajneri Edi Martini nuk e dëshironte përballë.
“Me thënë të drejtën, ishte e vetmja që s’doja të na binte. Ka për të qenë një eksperiencë e mirë për ne. Ndeshjen në Durrës e kemi. Ju e dini mundësitë reale tona”.
Përveç Tiranës e Teutës, nga kampionati shqiptar marrin pjesë në Europa League edhe Kukësi e Laçi që do të luajnë respektivisht me Wolfsburg e Hapoel Beer Sheva.
Tv Klan