Stadiumi ‘Flamurtari” do të jetë arena e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamo City. Takim që do të luhet të shtunën në orën 17:00, një 90 minutësh që vlen më shumë se 3 pikët. Përpos fitores synohet edhe krenaria e prestigji i ekipeve.
Përballjet mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë gjithmonë të forta, teksa statistikat flasin në krahun e bardhebluve. “Nëndetësja blu” ka dështuar të marrë fitoren në 4 ndeshjet e fundit, me Tiranën që ka dominuar totalisht. Tre fitore dhe një barazim të shënuara në sezonin e shkuar, për ta shndërruar klubin bardheblu në “mace të zezë” për Dinamon.
Kështu skuadra e drejtuar tashmë nga Bledi Shkëmbi i ka marrë plot 10 pikë rivalëve të javës së 9-të të Superligës. Në derbin e radhës mes tyre, Dinamo me Ilir Dajën në stol do të tentojë të ndryshojë rrjedhën e statistikave, ndërsa nga krahu tjetër Shkëmbi kërkon të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive në kampionat dhe të vazhdojë dominimin në derbi.
Pas 8 javësh, Dinamo City ka 14 pikë në vendin e katërt, ndërsa Tirana gjendet e 7-ta me 9 pikë të grumbulluara në kufinjtë e zonës së ftohtë të renditjes.
Klan News