Nuk ishte në planet e klubit spanjoll Leganes, por një ofertë e minutës së fundit realizoi huazimin e Sebastien Haller nga Borussia Dortmund.
Afrimi i sulmuesit do të mbetet gjatë në kujtesën e klubit që tashmë është në vendin e 6 të renditjes në Spanjë. Përfaqësueseit e klubit arritën të merrnin futbollistin në 15 sekondat e fundit para mbylljes së merkatos. Diçka e rrallë në atë që quhet Deanline Day. Haller ka një të kaluar me Ajaxin ku ka fituar 3 kampionate dhe një kupë në Holandë. Në vitin 2021-2022 ishte shpërthimi i tij si golashënues me 34 gola në 43 ndeshje zyrtare, 11 prej tyre në një Champions League.
Me Dortmundin ka fituar Kupën e Gjermanisë, ndërsa me kombëtaren Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2023.
Ai ka patur probleme shëndetësore me një tumor që e la disa kohë jashtë fushave, por shihet si një lojtar ende në formë dhe që mund t’i shërbejë klubit spanjoll, që këtë sezon u rikthye pas 4 vitesh në Ligën e parë spanjolle.
Tv Klan