Thomas Tuchel është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë. Tekniku gjerman është në bisedime të avancuara me Federatën Angleze, sipas “Welt TV”.
51-vjeçari është i lirë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga drejtimi i Bayern Munich.
Tuchel do të bëhej trajneri i tretë i huaj në histori, në stolin e Anglisë, pasi më parë kanë drejtuar suedezi Eriksson dhe italiani Capello.
Lee Carsley mori vendin e Southgate, pas largimit të këtij të fundit në verë, por pritet të largohet pas Ligës së Kombeve.
Tuchel duket kandidati kryesor për tu ulur në stolin e kombëtares së “Tre Luanëve”. /tvklan.al