Një bum i vërtet turistik është shënuar gjatë kësaj vere në qytetin jugorë të Sarandës. 27% pushues më shumë, krahasuar me një vit më parë nga shtetet më të larta të botës kanë preferuar këtë qytet. I orientuar drejt turizmit me shërbime të përmirësuara, jetë nate të gjallëruar Saranda sipas të parit të qytetit po bën hapa përpara dukshëm edhe në investimet publike.
Edmond Gjoka: “Siç është impianti i ujërave të zeza që ka filluar dhe përfundon vitin tjetër që mbyllet historia e ujërave në qytetin e Sarandës. Kemi investime të mëdha përsëri nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare për ujin e pijshëm që le të themi që në Sarandë ka përfunduar legjenda e ujit të pijshëm sa dhe nuk vuan më nga këto le të themi element të së kaluarës, nuk ka probleme të energjisë elektrike dhe le të themi që Saranda po afrohet me shpejtësi të madhe me Tiranën dhe me rajonet e tjera duke bërë rrugët madhore”.
Edhe fal bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në Sarandë kanë filluar dhe janë implementuar projekte të mëdha.
Edmond Gjoka: “Po ajo që është kurora e infrastrukturës së Sarandës është aeroporti që do të fillojë së shpejti me koncesion. Thoshja që është edhe porti i jahteve që dhe ai do të ndërtohet me koncesion, janë përcaktuar nga inxhinier të Sarandës për dy porte, do përzgjidhet njëri prej tyre. Kemi përfunduar projektin e asaj që është pelegrinazhi i Sarandës shëtitorja buzë detit”.
Qyteti i bukur bregdetar. Vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit ka pritur mijëra turist nga Gjermania, Anglia, Franca, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Italia, Kroacia apo Maqedonia./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini
Operator: Metlin Kepi