“Uau”.

Ky ishte reagimi i Blendi Fevziut pasi hyri në qilarin, ndoshta më të rëndësishëm të Louis Roederer, aty ku vjetërohen shishet Cristal, një ndër shampanjat më të shtrenjta dhe më të veçanta në botë.

Emisioni “Opinion” ishte zhvendosur në Francë, aty ku u njoh me një prej kompanive më të mëdha në këtë fushë.

Qilari ku qëndrojnë shishet Cristal ndodhet 12 metra nën qytet, ose rreth 6 kate. Aty vjetërohen shishet për konsumatorët e ardhshëm.

“Këtu është ajo që quhet shtëpia e Cristal-it. Këtu ruhet Cristal-i”, tha Fevziu.

Cristal ka nevojë për kushtet më të mira, prandaj aty nuk ka dritë. Qilari është bërë me gurë gëlqerorë të pastër pasi kanë lagështi, janë të ftohtë, ndërsa qilari ofron errësirë dhe mungesën e vibracioneve.

Shihet qëndrojnë aty minimumi 6 vite dhe maksimumi në 20 vite. Ato rekomandohen të hapen 20 vite pas datës së vjeljes. Qilari është rreth 3 kilometra i gjatë./tvklan.al