Lajme Arkiva 2003

Dëftesat e shkollave të mesme do të verifikohen pothuajse në të gjitha universitetet e vendit pas konkurseve të pranimit në shkollat e larta. Studentët që do të rezultojnë me dëftesa të falsifikuar a do të s’kualifikohen. Por në çfarë mënyre do të kryhet kontrolli?

Dhori Kule: Pasi të jenë shpallur fituesit, me grupe pune nëpër shkollat e mesme ku kanë përfunduar do ë bëhet verifikimi i dëftesave të pjekurisë së shkollave të mesme në mënyrë që të sigurohemi që nuk ka falsifikim të rezultateve sepse rezultatet tashmë ndikojnë për vlerësim. Me këtë rast desha të bëja një thirrje që askush të mos guxojë të falsifikojë sepse do të ketë pasoja për veten e vetë.

Ndërsa dekani në Fakultetin e Shkencave Natyrore, shprehet.

“Në mënyrë sistematike problemet ti kthehemi pasi të shpallen fituesit në konkurse dhe besoj nëpërmjet sondazhesh të një pas njëshme të përpiqemi të zbulojmë sepse praktikisht është e pamundur që të merremi me këtë punë e cila natyrisht nuk është në kompetencat tona”./tvklan.al