Valentina Leskaj: “Ne ndajmë të njëjtin vlerësim me komisionerin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn, se krimi i organizuar është një ndër pengesat kryesore për realizimin e projektit të madh të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, heqjen e privimit. Mbulimi i gjendjes reale nga ana e qeverisë dhe strukturave të saj përbëjnë një taktikë të rrezikshme që bllokon dhe vonon korrigjimet e nevojshme, të cilat janë do të thosha emergjente për t’u bërë”./tvklan.al