Vandalizohen shtëpitë e liderëve të dy dhomave të Kongresit amerikan. BBC raporton se u sulmua shtëpia e Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, dhe shtëpia e Mitch McConnell, kreu i Senatit.

Në banesën e Nancy Pelosi ishte hedhur hedhur një kokë derri dhe gjak fals. Kurse në shtëpinë e McConnell ishin lënë disa mbishkrime.

Këto akte vandalizmi vijnë në prag të një seance të re të betimit të liugjvënësve.

Të martën, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të rritur pagesat ndaj qytetarëve nga 600 Dollarë në 2 mijë Dollarë. Projektligji u miratua, ndërsa Senati i udhëhequr nga republikanët e bllokoi këtë projektligj. /tvklan.al