Drejtuesit e ekipit të futbollit të Kavajës për të rinj me emrin Adriatik kanë kaluar dhe herë të tjera grupe të rinjsh klandestinë si lojtarë futbolli. Ky ekip rezulton se më shumë se në Shqipëri ka pasur ndeshje dhe takime futbolli jashtë vendit.
Në portin e Durrësit është konstatuar se lista e lojtarëve që po udhëtoni drejt Italisë për të kaluar tranzit në Gjermani dhe Hollandë, ishte krejtësisht e ndryshme nga lista emërore e po të njëjtit ekip që kishte udhëtuar tre muaj më parë për në Itali.
Kjo ka bërë që policia të bllokojë ekipin e përbërë nga 30 persona dhe nga dëshmitë e marra nga lojtarët e rremë konstatohet se secili nga djemtë të moshës nga 15 deri 20 vjeç kishte paguar na 2500 deri në 3000 Euro për të siguruar vizën.
Nga të dhënat operative rezulton se për të marrë vizë në ambasadë drejtuesit e ekipit janë ndihmuar me shkresa zyrtare nga Drejtori i Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë e Kavajës, Taulant Biturku edhe ky i arrestuar si bashkëpunëtor në trafik.
Pas materialit operativ të mbledhur Policia e Durrësit ka lëshuar urdhër arreste për Safet Leçinin, presidenti i ekipit Adriatik, Selami Xhani trajner, Bujar Gjylon sponsor i turneut dhe Taulant Biturkun zyrtar në Bashkinë e Kavajës.
Ndërkohë prokurorë të rrethit që kanë marrë dosjet në duar po verifikojnë se kush ka qenë dokumentacioni zyrtar që organizatorët e trafikut kanë paraqitur në ambasadë për marrjen e vizës dhe kush ka dhënë firmën dhe vulën për këtë ekip të rremë./tvklan.al